
Vëllai rrah motrën në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)