
Selmanaj: Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës e vetmja mënyrë që rikthen besimin

Driton Selmanaj nga LDK-ja, deklaron se votat në Qendrat Komunale të Numrimit nuk kanë qenë në duar të sigurta. Sipas tij, edhe më keq është situata me votat e mërgatës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai thotë se vota e secilit qytetar është e shenjtë dhe “të gjithë pa përjashtim duhet të angazhohemi që ato të mbrohen me çdo kusht”.
Prandaj ai thotë se “Rinumërimi i votave në gjithë Kosovën dhe përsëritja e votimit të mërgatës, si në përfaqësitë diplomatike ashtu edhe votimi përmes postës, është e vetmja mënyrë që rikthen besimin e të gjithëve për këtë proces elektoral”.
(Kosova Sot Online)