
Grabitet një market në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Grabitja raportohet të ketë ndodhur në një market, ku një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës viktimës f/k i ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.
(Kosova Sot Online)