NATO dhe BE do ti kthehen intensivisht Maqedonisë pas Kosovës dhe Bosnjës

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 07:30
NATO dhe BE do ti kthehen intensivisht Maqedonisë pas Kosovës dhe Bosnjës

Pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS Mark Rutte në Bosnjë dhe Kosovë, mediat  e huaja kanë raportuar se ditëve në vazhdim mund të ketë përshpejtim të aktiviteteve diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë që të nisin dialogun për normalizimin e marrëdhëdhënieve mes dy vendeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Reuters Rutte la disa porosi gjatë vizitës në Prishtinë duke cekur dhe atë se Policia e Kosovës nuk mund të marrë aksione në Veri pa marrë leje nga KFOR. NATO pritet të mbështes dialogun Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër nga ambasadori i BE-së në Shkup Mihalis Rokas ka paralajmëruar sot se muajin e ardhshëm përfaqësuesit më të lartë evropian do të viztojnë Shkupin.

“Në nivel të BE-së, ne po punojmë shumë në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për të kapërcyer të gjitha çështjet e mbetura para se të hapim negociatat. Ka një aktivitet intensiv diplomatik për zgjidhjen e kësaj çështjeje, përfaqësues të lartë të BE-së do të vizitojnë Shkupin në dy-tre muajt e ardhshëm dhe shpresoj se do të mund të ecim përpara, tha Rokas në përgjigje të pyetjes së një gazetari se si është disponimi në BE për nënshkrimin e një deklarate nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian ose pala bullgare, për atë se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të jetë çështja e vetme dypalëshe e rrugës tonë drejt BE-së.

Në të njëjtën kohë, shtoi Rokas, duke punuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duhet të vazhdojnë përpjekjet për zbatimin e reformave të përfshira në Agjendën e Reformës, të miratuar në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

(Kosova Sot Online)