Apeli i GJKKO-së lë në burg Erion Veliajn

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 11:19
Apeli i GJKKO-së lë në burg Erion Veliajn

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërkohë gjykata ka vendosur masën “Arrest në shtëpi” për biznesmenin Elman Abule.

Përmes mbrojtjes, kryebashkiaku i Tiranës kërkoi heqje të arrestit në burg me qëndrimin se nuk është i rrezikshëm, nuk ka rrezik për tu larguar, nuk ka mundësi të dëmtojë provat. 

Gjatë seancës së djeshme, Veliaj kundërshtoi provat e reja që pretendon SPAK, sikurse janë përgjimet. Veliaj pretendoi se Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

(Kosova Sot Online)