Balje i ka disa kushte për ta votuar Qeverinë e re të Kosovës

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 12:37
Balje i ka disa kushte për ta votuar Qeverinë e re të Kosovës

Duda Balje ka deklaruar se deri më tani nuk është telefonuar nga askush për ndonjë marrëveshje të mundshme koalicioni. Ajo deklaroi se partia e saj SDU ka tri çështje me prioritet e cilido, kryeministër që ua plotëson, do e marr votat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një thirrje direkte ajo tha se njëri nga prioritetet është reforma në arsim por edhe krijimi i komunave boshnjake.

“Niher kam thanë se ka me votu për kryeministrin i cili i plotëson kushtet lidhur me komunitetin boshnjak. Jam duke pritur me certifikim e zgjedhjeve. Nuk jam kontaktuar me asnjë. Është herët.

Ka çasje që 20 vite sjanë realizuar, disa prej tyre janë reforma në arsim e krijimi i komunave boshnjake”, tha Balje.

(Kosova Sot Online)