
Bëhet thirrje për bojkotimin e supermarketeve në Kosovë më 15 Mars

Iniciativa “Kosova Bojkoton” bën thirrje për bojkotin e të gjitha supermarketeve në Kosovë më 15 Mars, për shkak të ngritjes së çmimeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktivistët e iniciativës kanë shpalosur sot një pankartë me mbishkrimin “15 Mars, Kosova bojkoton, të gjitha supermarketet”.
Xhevat Kastrati, anëtarë i kësaj iniciative u bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen kësaj iniciative, për bojkotimin e marketeve. Tutje Krasniqi tha se përmes bojkotit tregojnë fuqinë e tyre blerëse dhe se dërgojnë një mesazh tek marketet dhe qeveria për pakënaqësinë e tyre për rritjen e çmimeve.
“Ne jemi grupi Kosova Bojkoton, jemi grup jo formal qytetarë që e kemi marrë si nismë punën e rritjes së çmimeve edhe një lloj proteste përmes bojkotit që jemi duke e realizuar…… Thirrja për qytetarët është me u bashku me neve dhe me ngrit zërin përmes një bojkoti me tregu fuqinë tonë blerëse sepse kur ne të gjithë bashkohemi në bojkot dërgojmë një mesazh tek marketet dhe qeveria se jemi shumë të pakënaqur dhe e bëjmë një lloj presioni shoqëror për me pas një reagim”, tha ai.
Kujtojmë se këto lloj nismash për bojkotimin e marketeve janë duke u zhvilluar edhe në vendet e rajonit për shkak të rritjes së çmimeve.
(Kosova Sot Online)