KQZ në pritje të vendimit të Supremes

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 15:08
KQZ në pritje të vendimit të Supremes

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme në lidhje me ankesën e PDAK-LpB për të shpallur rezultatet përfundimtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar. Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi.

PDAK-LpB është ankuar të martën në Supreme për votimin me postë.


(Kosova Sot Online)