Misioni i SHBA-së kërkon rritje të prodhimit të armatimit

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 15:40
Misioni i SHBA-së kërkon rritje të prodhimit të armatimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në vazhdimësi ka kritikuar shtetet anëtare të NATO-s duke deklaruar se duhet të investojnë më shumë në mbrojtje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ky mesazh është dhënë sot edhe nga misioni i SHBA-së në NATO, duke thënë se shtetet aleate duhet të investojnë më shumë, ta rrisin prodhimin dhe të jenë inovatore për të plotësuar kërkesat e të ardhmes.

“Rritja e prodhimit të mbrojtjes është një prioritet kryesor për NATO-n për të mbajtur të sigurt një miliard njerëzit tanë”, thuhet në shkrimin e Misionit të SHBA-së në NATO.

“Së bashku, ne mund të ruajmë sigurimë tonë kolektive”, përfundon postimi i misionit të SHBA-së.


(Kosova Sot Online)