Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen shqiptare

  • A.P /
  • 13 March 2025 - 16:02
Detaje të reja nga krimi i dyfishtë në familjen shqiptare

Detajet të reja dalin në dritë për vrasjen mizore të 44-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj, krim i ndodhur në Sindos të Selanikut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

53-vjeçari goditi disa herë me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Sipas mediave greke, gruaja kishte dalë në ballkon e plagosur dhe e gjakosur nga goditjet me thikë të të shoqit, para se ai ta tërhiqte sërish brenda në banesë dhe ta godiste sërish me mjetin prerës.

Shqiptari mësohet se i ka shkaktuar plagë në bark dhe qafë, ndërsa gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes.

Më pas, 53-vjeçari u hodh nga ballkoni ku mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë rrugës për në spitalin Papanikolaou.

Çifti kishte dy fëmijë të moshës 16 dhe 21 vjeç, ndërsa në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesës. Vajza e mitur e çiftit shqiptar raportohet se ishte në shkollë, sipas protothema.gr.

(Kosova Sot Online)