
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në

Evropianët janë të hapur për negociata mbi tarifat doganore, tha sot presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në mes të një lufte tregtare në përshkallëzim presidentin Trump, i cili po kërcënon të taksojë alkoolin në Evropë me 200%, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Ne kemi thënë gjithmonë se do të mbronim interesat tona, por në të njëjtën kohë, dua të theksoj se jemi të hapur për negociata”, tha ajo në një konferencë shtypi në Kejp Taun duke shtuar se komisioneri Evropian i Tregtisë do ta diskutonte nesër këtë çështje me homologun e tij amerikan.
“Ata do të flasin në telefon me njëri-tjetrin për të diskutuar konkretisht për këtë çështje”, siguroi kreu i Komisionit Evropian.
Ursula von der Leyen kishte përsëritur më parë mesazhin e dhënë nga evropianët duke thënë se “doganat janë taksa” dhe se ato janë “të këqija për bizneset dhe konsumatorët”.
Donald Trump kërcënoi sot Francën dhe Bashkimin Evropian për tarifa 200% për shampanjën, verërat dhe pijet e tjera alkoolike, nëse tarifa e ardhshme prej 50% e BE-së për uiski amerikan nuk tërhiqej.
Uiski, motoçikletat dhe anijet u vunë në shënjestër nga BE në hakmarrje për tarifat prej 25% të SHBA për çelikun dhe aluminin që hynë në fuqi në të njëjtën ditë.
(Kosova Sot Online)