Një person është therur me thikë në Podujevë

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 09:23
Një person është therur me thikë në Podujevë

Një person është therur me thikë ditën e enjte në Podujevë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje kishte therur me mjetë të mprehtë/thikë viktimën mashkull kosovar, thika është sekuestruar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.


(Kosova Sot Online)