Lumir Abdixhiku për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 10:23
Lumir Abdixhiku për takimin me liderët e partive opozitare: Kadalni burra

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka treguar se pse s’është takuar ende me liderët e partive të tjera opozitare për të biseduar sa i përket një koalicionit të mundshëm mes tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se një herë duhet t’i takojë anëtarët e partisë së tij, pastaj do të vendosë për takimin me partitë opozitare.

“Kadalni burra se ka ni far rendi këtu. E para duhet t’i takojë strukturat e partisë, ende s’i kam takuar kryetarët e degëve, kam takuar kryesinë, dhe natyrisht kemi komunikime njerëzore, kemi pasë gjithmonë me partitë tjera parlamentare. Me z.Haradinaj kam komunikime të vazhdueshme me shkrim sepse trajton cështje të interesit të ndryshëm. Unë komunikoj gjithë, por s’kam dasht të bëjë takime të tilla pa folur me anëtarët e shtëpisë time politike”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)