
Prokuroria autorizon policinë të ndërmarrë veprime ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore në lidhje me sulmin verbal të Sami Kurteshit, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ndaj gazetarëve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Prokuroria e konfirmoi se ka dhënë autorizimin për hetime, duke theksuar kështu se do të shqyrtohen rrethanat e incidentit.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës me ndërmarrjen e veprimeve hetimore”.
Incidenti ndodhi kur Kurteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetares së Nacionales, refuzoi të fliste dhe e quajti median “kriminale” dhe gazetarët “vrasës me pagesë”.
(Kosova Sot Online)