Disa nxënës në Tetovë kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit

  • A.P /
  • 14 March 2025 - 14:30
Disa nxënës në Tetovë kërkojnë të shkurtohen orët mësimore gjatë Ramazanit

Nxënës të disa shkollave të mesme të Tetovës, që kryesisht mësojnë në ndërrimin e dytë, që prej katër ditësh vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. Shkak për këtë është vendimi i Ministrisë që orët gjatë muajit të Ramazanit të mos shkurtohen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nxënësit kërkojnë që MASH-i t’ua mundësojë që iftarin ta hanë në shtëpi, sepse edhe pasi lëshohen nga mësimi, ata ankohen se nuk kanë me çka të kthehen në shtëpi, ngase transporti publik i nxënësve vjen në orën 19:30. Nxënësve të gjimnazit të Tetovës që mësojnë në ndërrim të dytë me bojkot sot iu bashkuan edhe nxënësit e tjerë të ndërrimit të parë.


(Kosova Sot Online)