Një punonjës i sigurimit gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 09:27
Një punonjës i sigurimit gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

Një burrë, sigurim fizik, është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Trupi i tij është dërguar për obduksion, njoftoi policia.

“Rr. Tranziti i Ri, Prizren  15.03.2025 – 00:10. Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)