
Policia i gjen pushkë një gruaje në Banjskë

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit policia i ka gjetur armë e fishekë gjatë kontrollit në shtëpinë e saj dje në orën 08:20, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarës femër kosovare, i janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë Karabinë, një pushkë gjuetie, 71 fishekë, dy rrethore për municion, një çantë ushtrie, një futrollë për pushkë dhe pajisje për pastrimin e armëve”, ka njoftuar policia në raportin 24-orësh.
Policia tha se e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)