Macron: Rusia duhet të pranojë marrëveshjen e armëpushimit

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 10:20
Macron: Rusia duhet të pranojë marrëveshjen e armëpushimit

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Rusisë që të pranojë propozimin e armëpushimit 30 ditor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Macron ka nënvizuar se ka biseduar me presidentin e Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer.

“Agresioni rus në Ukrainë duhet të përfundojë. Abuzimet duhet të ndalen”, ka thënë Macron.

Më theksoi se Franca do të forcojë mbështetjen për Ukrainën dhe po punon për një paqe të qëndrueshme.

(Kosova Sot Online)