QKTGJ u bën thirrje qytetarëve për dhurim gjaku

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 11:30
QKTGJ u bën thirrje qytetarëve për dhurim gjaku

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj) ka bërë thirrje për dhurim gjaku, duke theksuar se aktualisht ka mungesë të grupit A, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Safete Maliqit, udhëheqëse e Departamentit të Dhurimit të Gjakut në QKTGj, rezervat e përgjithshme të gjakut janë të mjaftueshme, por ka mungesë specifike të këtij grupi, e cila është vërejtur veçanërisht gjatë javëve të fundit. 

Ajo ka theksuar se janë ndërmarrë hapa për të sensibilizuar qytetarët dhe për të siguruar furnizimin e nevojshëm.

“Për momentin Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është me rezerva qëndron mirë, mirëpo kemi pasur rastin që gjatë javëve të fundit kemi pasur mungesë të një grupi të caktuar. Për momentin kemi grupin A mungon, kemi bërë thirrje te qytetarët në forma të ndryshme duke promovuar dhurimit për mungesë të gjakut. Qytetarët janë gjithmonë të ndërgjegjshëm dhe paraqitën. Kjo tregon që niveli i ndërgjegjësimit dhe përgjegjësisë qytetare është rritur në nivel kombëtar”, ka thënë ajo. 


(Kosova Sot Online)