Haxhiu-Bajramit: Shpallja dhe certifikimi janë të ndryshme

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 11:50
Haxhiu-Bajramit: Shpallja dhe certifikimi janë të ndryshme

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka bërë një reagim të shkurtër në profilin e saj në Facebook, në lidhje me një postim të deputetes së LDK’së, Hykmete Bajrami, rreth Ligjit për Qeverinë ku thuhet se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre para se të certifikohet rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë edhe se shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme.

‘‘Hykmete, mos i ngatërro gjërat si zakonisht. Shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara dhe të ndryshme. Nesër mund të bëhet shpallja e rezultateve, jo certifikimi’’, ka shkruar ajo. 

(Kosova Sot Online)