KQZ mblidhet sot, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 15 March 2025 - 12:40
KQZ mblidhet sot, kjo është arsyeja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 9 shkurt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Orën e këtij takimi e ka konfirmuar zëdhënës i KQZ-së, Valmir Elezi.

 “Ju njoftoj se sot (e shtunë, 15 mars 2025, ora 16:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.


(Kosova Sot Online)