
Policia jep detaje për aksidentin në Ranillug

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në Hodanc të Ranillugut, ku mbetën të vdekura dy vajza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se viktima e tretë, është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit, e cila ka lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje.
“Fsh. Hodanc, Ranillug 14.03.2025 – 10:00. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasojë lëndime vdekjeprurës kanë pësuar dy viktima femra kosovare (njëra drejtues e automjetit dhe tjetra pasagjere), ndërsa lëndime trupore ka pësuar një femër kosovare pasagjere, e cila është duke trajtuar në spitalin e Gjilanit. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar vozitësi mashkull kosovar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
(Kosova Sot Online)