
KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, i cili është miratuar me 10 vota për, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Radoniqi ka bërë sqarim se shpallja e këtyre rezultateve është bërë pas marrjes së dritës së gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe ka thënë se pavarësisht problemeve dhe vonesave, në asnjë mënyrë s’është cënuar integriteti i zgjedhjeve.
Radoniqi ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %.
Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %
PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %
LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %
AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.
(Kosova Sot Online)