Gjendet e djegur në Hajvali, makina që po udhëtonin grabitësit e armatosur

  • A.P /
  • 17 March 2025 - 14:16
Gjendet e djegur në Hajvali, makina që po udhëtonin grabitësit e armatosur

Është gjetur e djegur makina me të cilën dyshohet se grabitësit kanë kryer grabitjen sot në  afërsi të ‘Albi Mall’ në Veternik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mëngjesin e së hënës rreth orës 10:30, një grabitje e armatosur nga ndodhur në lagjen Veternik në Prishtinë, në afërsi të Albi Mall.

Siç u raportua, dyshohet se grabitësit të maskuar e me armë të gjata sulmuan furgonin e kompanisë “Besa Security” që po transportonte para.

Të dyshuarit me t’u larguar nga aty në drejtim të Hajvalisë, dogjën automjetin “Pick Up” me targa të Gjermanisë, ku dhe e gjeti policia në rrugën “Pal Malushi” në Hajvali.

Dyshohet se nga aty, grabitësit kanë shkuar drejt Gjilanit.

(Kosova Sot Online)