
Bajrami: Në tri vitet e fundit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të tretë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, deklaron se çmimi i energjisë elektrike është rritur për tri herë në tri vitet e fundit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
‘’Në tri vitet e fundit, çmimi i energjisë elektrike është rritur për herë të tretë dhe tashmë ka kohë që është dyfishuar’’ thotë ajo.
Ajo ka shpjeguar edhe propozimin e ZRrE-së mbi këtë rritje.
‘’Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka propozuar një rritje të tarifave prej 15%, e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill, por kjo nuk është rritja e vetme për këtë vit. Sipas vendimit të ZRRE-së, KESCO ka filluar procedurat për të detyruar daljen në treg të hapur të të gjitha ndërmarrjeve që punësojnë mbi 50 punëtorë ose që kanë qarkullim mbi 10 milionë euro’’ shprehet Bajrami.
(Kosova Sot Online)