Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 19 March 2025 - 09:20
Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë, dje në mëngjes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar, se ekipi i emergjencës dhe njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i është lejuar familjarëve për ceremoni mortore.

“F. Kosovë/ 18.03.2025-09:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në banesën e tij dyshohet se ka ndërruar jetë. Ekipi i emergjencës dhe njësit përkatëse policore kanë dalur në vendin  e ngjarjes ku  mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen  e viktimës.  Me kërkesën e familjarëve dhe vendim të prokurorit  trupi i pajetë i është lejuar për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.


(Kosova Sot Online)