Policia e Kosovës po e heton një rast të vdekjes në Fushë-Kosovë

  • A.P /
  • 25 March 2025 - 09:21
Policia e Kosovës po e heton një rast të vdekjes në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë është dërguar nga familjarët në Qendrën Emergjente në Fushë-Kosovë. Tutje Policia ka njoftuar se lidhur me rastin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“ Raportohet se nga familjarët është dërguar në Qendrën Emergjente viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori që ka udhëzuar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, vijon raporti ditor.

(Kosova Sot Online)