
Një person është arrestuar në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas njoftimit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
Rasti është iniciuar si “vrasje në tentativë”.
(Kosova Sot Online)