
Detaje nga vdekja e shtetasit të huaj në Prishtinë

Një shtetas turk i moshës 80-vjeçare dyshohet se ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti në Prishtinë dhe ka vdekur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Mësohen rrethanat e vdekjes së shtetasit të huaj në Prishtinë
Një shtetas turk i moshës 80-vjeçare dyshohet se ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti në Prishtinë dhe ka vdekur.
Vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit”.
“Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”, thuhet tutje në konfirmim.
(Kosova Sot Online)