
Tërmet i fuqishëm në Mianmar

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi Mianmarin qendror të premten pasdite, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai u pasua nga një pasgoditje e dytë e fortë prej 6.4 ballë rreth 12 minuta pas tërmetit fillestar, sipas USGS.
Lëkundjet e forta u ndjenë edhe në kryeqytetin tajlandez Bangkok, ndërsa qindra njerëz dolën mes panikut nga ndërtesat në rrugë.
(Kosova Sot Online)