Një shtetas i huaj humb jetën pasi bie nga një objekt në Veternik

  • A.P /
  • 28 March 2025 - 13:35
Një shtetas i huaj humb jetën pasi bie nga një objekt në Veternik

Një burrë rreth 50 vjeç ka humbur jetën sot në vendin e tij të punës pasi ra nga një lartësi e objektit ku po punonte në lagjen “Vetërnik” të Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se një person, rreth 50 vjeç, ka rënë nga një lartësi deri sa ka qenë duke punuar në një objekt në lagjen Veternik . Si pasojë  e lëndimeve,  personi, mashkull (shtetas i huaj), ka ndërruar jetë.  Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”.

Ahmeti shtoi se policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

(Kosova Sot Online)