
Dy persona therin me thikë një tjetër në Gjakovë

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dje pas mesnate, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dy persona kanë sulmuar me thikë një tjetër dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në QKUK me lëndime të rënda.
“Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë”, tha policia në raportin 24-orësh.
Policia shtoi se rasti është duke u hetuar.
(Kosova Sot Online)