Ky është këmbësori që u godit për vdekje në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 31 March 2025 - 10:29
Ky është këmbësori që u godit për vdekje në Fushë Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, pikërisht te semaforët në fshatin Bresje, ku një këmbësor ka humbur jetën. Viktima u godit për vdekje nga një veturë në lëvizje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes, dhe më pas trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Sinjali ka mësuar se personi që humbi jetën është Selim Muqiqi, rreth 63-vjeçar.

I ndjeri u godit nga një veturë me targa të rajonit të Prishtinës, që po e drejtonte një 28-vjeçar, i cili tashmë është identifikuar nga Policia.

Në vendin e ngjarjes, njësitet përkatëse të Policisë kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Njësia e Trafikut Rajonal, ka filluar hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

(Kosova Sot Online)