Zbardhen detaje nga vrasja makabre e 22-vjeçares shqiptare

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 11:33
Zbardhen detaje nga vrasja makabre e 22-vjeçares shqiptare

Është zbardhur dinamika e vrasjes së 22-vjeçares shqiprare, Ilaria Sula, e cila dyshohet se u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

23-vjeçari dyshohet se më pas e ka futur trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e ka dërguar në një zonë pyjore në Poli.

Sipas hetimeve fillestare, e reja kishte pasur një lidhje me të riun filipinas, i cili u dërgua në komisariat dhe më pas u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje, si edhe fshehjes së kufomës.

Tabulatet e celularit të viktimës kanë “tradhtuar” 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

(Kosova Sot Online)