Kryeprokurori: Mund të jetë që vrasja e rreshterit ka qenë e planifikuar

  • A.P /
  • 02 April 2025 - 16:02
Kryeprokurori: Mund të jetë që vrasja e rreshterit ka qenë e planifikuar

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, bashkë me prokurorin e rastit, Ismet Rrahmani, kanë mbajtur konferencë të jashtëzakonshme lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çerkini tha se nuk mund të thotë se a ka qenë e organizuar apo e paramenduar vrasja e rreshterit.

“Por sipas asaj që shihet, përderisa kanë marrë pjesë dy persona, mund të jetë që kjo vrasje ka qenë e planifikuar”, tha ai.

Çerkini ka shtuar se “shihet qartë që qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi apo kryerja e veprës penale të vrasjes së rëndë”. 

(Kosova Sot Online)