
Shtetasi i Serbisë hyn në Kosovë jashtë vendkalimit kufitar zyrtar

Një shtetas i Serbisë dyshohet se ka hyrë në Kosovë jashtë vendkalimit zyrtar kufitar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Atij i është sekuestruar një dokument i identifikimit dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT- Fsh. Stublinë, Gjilan / 08.04.2025 – 18:40. Më 09.04.2025 është ndaluar dhe sjellë në stacion i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia jashtë vendkalimit zyrtar kufitar. Pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin të dyshuarit i është sekuestruar një dokument identifikimi dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.”
(Kosova Sot Online)