Abdixhiku: Një kryetar i kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar

  • A.P /
  • 11 April 2025 - 15:00
Abdixhiku: Një kryetar i kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar

Kreu i LDK-së, Lumir Abdxhiku, është pyetur për qëndrimin e LDK-së lidhur me kosntituimin e Kuvendit të Kosovës dhe procesin e votimit të kryetarit të Kuvendit, pozit kjo që i takon Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abixhiku ka thënë se dikush që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë fare kryetar i Kuvendit.

“Një kryetar i kuvendit që s’i ka 61 vota për veti, s’duhet të jetë kryetar i Kuvendit në radhë të parë fare. Pra minimalisht duhet të t’i ketë 61 vota”, ka thënë Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)