
Ambasada britanike e uron Kosovën për njohjen nga Sudani

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga Sudani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ambasada britanike e përshkroi këtë si “një moment krenarie”.
“Sudani bëhet vendi më i fundit që njeh pavarësinë e Kosovës – një moment krenarie dhe një tjetër hap përpara në rrugëtimin ndërkombëtar të Kosovës. Urime, Kosovë!”, thuhet në postimin e ambasadës.
(Kosova Sot Online)