Haziri: LDK nuk voton as për kryetar të Kuvendit të propozuar nga VV

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 07:33
Haziri: LDK nuk voton as për kryetar të Kuvendit të propozuar nga VV

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se në seancën konstitutive, LDK-ja nuk do të votojë as për kryetar të kuvendit që propozohet nga Vetëvendosja dhe as për qeveri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Qëndrimi i LDK-së, siguroi Haziri, “mbetet i pandryshuar”.

“Nuk ka votë as për Kuvend as për qeveri, ky është qëndrim i LDK-së. Sidoqoftë, GP i LDK-së do të diskutojë nesër në mëngjes për përgatitjet e fundit lidhur me rolin tonë në seancën e konstitutimit të kuvendit. LDK ka qëndrim të pandryshueshëm. Tash VV e ka të drejtën, dhe fundja ia njeh kushtetuta”, tha Haziri 

(Kosova Sot Online)