Kuvendi miratoi formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 11:30
Kuvendi miratoi formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve

Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e komisionit të përkokohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të 119 deputetët sa ishin në sallë, votuan për formimin e këtij komisioni.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari tha se për 15 minuta, ky komision duhet ta kryejë punën e tij.

Artan Abrashi është deputeti i zgjedhur i LVV-së, anëtar i këtij komisioni; Përparim Gruda nga PDK-ja; Armend Zemaj nga LDK-ja, Branislav Nikoliq nga Lista Serbe, Time Kadrijaj nga AAK, etj.


(Kosova Sot Online)