Abdixhiku: Vetëvendosje fajtore për zvarritjen e procesit të Konstituimit të Kuvendit

  • A.P /
  • 15 April 2025 - 13:27
Abdixhiku: Vetëvendosje fajtore për zvarritjen e procesit të Konstituimit të Kuvendit

Për zvarritjen e procesit të Konstituimit të Kuvendit, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka fajësuar partinë me shumicë votash, Lëvizjen Vetëvendosje,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me qenë edhe deputetë edhe kryeministër është lojë politike për zvarritjen e formimit të institucioneve të reja. Zgjidhja e thjeshtë, të japin dorëheqja nga postet që kanë, të ulen në ulëset e Kuvendit të Kosovës, të bëjnë betimin si deputetë të Republikës së Kosovës. Dhe kështu nis formalisht konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Sa për akuzat e tjera, janë pjesë e mendësisë së njëjtë polarizuese dhe një gjë e thjeshtë ata që komunikojnë për mesazhet për bërjen e votave nga Lista Serbe, më së paku të flasin për krodinimie të tilla”, deklaroi Abdixhiku.

Abdixhiku tha se gjuha e tillë polarizuese ” e kemi parë, e njohim, nuk ndryshon, s’ndryshojnë, s’marrin mësim. S’kemi çka të bëjmë”.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit dhe kabinetit qeveritar për dorëheqje nga postet ekzistuese duke iu referuar që “mos bëni probleme të tilla politike, ejani në seancë dhe vazhdojmë tutje.


(Kosova Sot Online)