Zelensky i tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë

  • A.P /
  • 16 April 2025 - 08:36
Zelensky i tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas raportimeve të mediave ndërkombëtare në lidhje me një propozim të pretenduar nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve, Witkoff kishte zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara dyshohet të ketë qenë edhe ndarja territoriale e Ukrainës dhe njohja e disa rajoneve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse.

Zelensky e cilësoi këtë si të papranueshme, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të diskutueshme.

(Kosova Sot Online)