
Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, intervenon FSK-ja

Në fshatin Smolicë të Gjakovës është gjetur një mjet i dyshimtë shpërthyes, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:37.
Disa banorë të fshatit kanë raportuar në polici se mjetin shpërthyes e kanë hasur në fushë.
Policia, bashkë me njësitin deminues të FSK-së, i janë përgjigjur rastit duke rrethuar zonën.
Bëhet e ditur se tërheqja e mjetit është bërë në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
(Kosova Sot Online)