Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 08:05
Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria

Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata, janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, ku zëdhënësi Shkodran Nikçi tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi.

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.


(Kosova Sot Online)