Aksioni në Kaçanik, raportohet për disa të arrestuar për vrasjen e policit

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 10:22
Aksioni në Kaçanik, raportohet për disa të arrestuar për vrasjen e policit

Aksioni i madh i Policisë në Kaçanik ka rezultuar me disa të arrestuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu raportojnë media të ndryshme.

Burime bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal që dyshohet se ka planifikuar dhe realizuar atentatin ndaj zyrtarit policor.

Informacionet e para tregojnë se vetë rreshteri Lika kishte qenë duke i hetuar aktivitetet e këtij grupi, çka dyshohet se mund të ketë çuar në ekzekutimin e tij.

(Kosova Sot Online)