Dy aksidente trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë

  • A.P /
  • 21 April 2025 - 10:32
Dy aksidente trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë

Dy aksidente kanë ndodhur sonte në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, nga të cilat tre persona kanë marrë lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se aksidenti i parë është shkaktuar rreth orës 22:10 mes dy automjeteve, ku lëndime trupore kanë marrë dy persona.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhë rreth orës 22:25 mes katër automjeteve, me ç’rast një person është lënduar.

Hoxha shtoi se policia është duke u marrë me të dy rastet.

“Hetimet lidhur me shkaktarët e këtyre aksidenteve janë në proces”, tha ai.

(Kosova Sot Online)