
Osmani: Populli i Kosovës i bashkohet miliona njerëzve në zi për vdekjen e Papës

Presidentja Vjosa Osmsni tha se populli i Kosovës bashkohet në zinë për vdekjen e Papa Françeskut, ndërsa shkroi kështu në një postim në X, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Populli i Republikës së Kosovës i bashkohet miliona njerëzve anembanë botës në zi për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – një zë i dhembshurisë, përulësisë dhe drejtësisë në kohën tonë”.
Osmani tha se “trashëgimia e tij do të jetojë në pafundësi në jetët e panumërta që ai preku”.
“Ne qëndrojmë përkrah të gjithë atyre që e çojnë përpara mesazhin e tij të qëndrueshëm për shpresë, paqe dhe dinjitet njerëzor”, shkroi ajo.
Kreu i Kishës Katolike vdiq në moshën 88 vjeçare pas disa problemeve shëndetësore.
(Kosova Sot Online)