
Prokuroria në Ferizaj: I mituri me gjashtë persona e përgatitën vrasjen e rreshterit

Në njoftimin për kërkesën për paraburgim, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se i dyshuari si doras është një i mitur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Prokuroria shton se i mituri bashkë me gjashtë personat tjerë kanë përgatitur vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 01.04.2025, reth ores 23:00, neë Kaçanik, në rrugën “Idriz Seferi”, përkatësisht në katin e II-të të hyrjes së ndërtesës, i mituri ne bashkëkryerje me madhorët me iniciale: H.B., R.M., V. ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, M.L., në atë mënyrë që viktima pas përfundimit të orarit të punës, rrugës për në banesen e tij, ku i njëjti ishte përcjellur në vazhdimesi nga madhorët deri te hymja e banesës se tij ku,pasi që hynë në objektin e banesës ku ka jetuar duke u ngjitur shkallëve, i mituri i shkon nga mbrapa dhe pasi që viktima hynë në objektin banesor pas tij hyn edhe i mituri, ku me të takuar të ndjerin ka shtënë në drejtim të tij me armë zjarri”
(Kosova Sot Online)