Arrestohet një person në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare

  • A.P /
  • 22 April 2025 - 09:04
Arrestohet një person në Prizren për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Një person është arrestuar në Prizren për keqpërdorim të pozitës, raporton Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, i arrestuari dyshohet se gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150. 660 euro

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 01.01.2017. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti gjatë periudhës 2017-2019 kishte përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme para në shumë të përgjithshme prej 150 660.61€. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


(Kosova Sot Online)