Funerali i Papës do të bëhet të shtunën

  • a.[ /
  • 22 April 2025 - 11:18
Funerali i Papës do të bëhet të shtunën

Varrimi për Papa Françeskun do të bëhet të shtunën.

Kështu ka njoftuar Vatikani të martën.

Për vdekjen e Papës kanë reaguar shumë liderë të vendeve të ndryshme.

Një nga ta, ka qenë edhe presidenti argjentinas Javier Milei, i cili ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare në Argjentinë dhe njoftoi se do të udhëtojë në Romë për funeralin e Papa Françeskut.

“I dërgojmë ngushëllimet tona familjes Bergoglio”, thuhet në njoftimin për shtyp nga Milei. “Presidenti qëndron me të gjithë ata që e shpallin besimin katolik dhe e njohin Papnin Suprem si një udhëheqës shpirtëror gjatë kësaj kohe të trishtuar.”


(Kosova Sot Online)